Publikime

Udhëzuesi për ngritjen e Sistemit Elektronik të Integruar për Shërbimet Sociale të Strehimit në Shqipëri

DOKUMENTET E BASHKANGJITUR
Ministria e Zhvillimit Urban do të mundësojë ofrimin e një shërbimi të ri për qytetarët, i cili do të jetë aplikimi online përsa i përket programeve të strehimit social. Komponenti i parë i projektit “Krijimi i një udhërrëfyesi për integrimin e shërbimeve sociale të strehimit” tashmë është mbyllur me sukses, duke publikuar udhëzuesin në versionin shqip dhe anglisht i cili ofron të dhëna të sakta dhe një kuadër informativ të plotë mbi strehimin social në Shqipëri.
Read More

Agjenda e re Urbane – Zhvillimi i qëndrueshëm dhe sfidat e urbanizimit

DOKUMENTET E BASHKANGJITUR
6 muaj më parë, në Tetor 2016, 65 krerë  Shtetesh dhe Qeverish, Ministra dhe Përfaqësues të Lartë, u mblodhën në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban (Habitati III) në Quito, me pjesëmarrjen e qeverive rajonale dhe lokale, parlamentarëve, shoqërisë civile, popullsisë indigjene dhe komuniteteve lokale, sektorit privat, profesionistëve, komunitetit shkencor dhe akademik, dhe palëve të tjera të interesuara, për të miratuar Agjendën e Re Urbane. Qeveria Shqiptare u përfaqësua në Habitat III nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.

Pjesëmarrësit ndanë qëndrimin e përbashkët se, deri në vitin 2050, popullsia urbane në botë pritet thuajse të dyfishohet, duke e bërë urbanizimin një nga tendencat më transformuese të shekullit të 21-të.

Në përfundim të takimit disaditor të nivelit të lartë, vendet pjesëmarrëse, mes të cilave edhe Shqipëria, miratuan Agjendën e re Urbane (Deklarata e Quito-s mbi qytetet e qëndrueshme  dhe vendbanimet për të gjithë).

Duke ritrajtuar mënyrën se si janë planifikuar, financuar, zhvilluar, qeverisur dhe menaxhuar qytetet dhe vendbanimet, Agjenda e Re Urbane do të ndihmojë për t’i dhënë fund varfërisë dhe urisë në të gjitha format dhe dimensionet e saj; do të zvogëlojë pabarazitë; do të nxisë rritjen ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme; do të arrijë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave, me qëllimin që ato të japin sa më të plotë kontributin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm; do të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve; do të nxisë aftësitë ripërtëritëse; dhe do të mbrojë mjedisin.

Në funksion të njohjes dhe respektimit të Agjendës së Re Urbane, Ministria e Zhvillimit Urban do të organizojë më 11 Prill 2017, një mëngjes pune ku do të marrë pjesë, zj. Ana Moreno, Koordinatore e Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara Habitat III.

Eventi më temë  “Agjenda e re Urbane – Zhvillimi i qëndrueshëm dhe sfidat e urbanizimit’, është mes të tjerash edhe një mundësi për lancimin e Agjendës së Re Urbane në gjuhën shqipe dhe një pikëtakimi për të diskutuar mbi sfidat që e presin Shqipërinë gjatë 20 viteve të ardhshme.

 

Read More

Një udhëtim arkitektonik

16-11-03-04-10-26big_sakteNjë ekspozitë ndryshe vjen në datë 08 nëntor, pranë Qendrës Rinore, Tiranë, si një tentativë për të kthyer vëmendjen në një kapitull të pashkruar të historisë së arkitekturës shqiptare, në trashëgiminë e realizmit socialist. Duke hedhur vështrimin në një periudhë me aktivitet ndërtimor intensiv dhe duke vlerësuar të thyer tabunë e përballjes me historikun e zhvillimit të vendit gjatë komunizmit, në këtë ekspozitë synohet të evidentohen vlerat arkitektonike e ndërtimore të periudhës 1945 – 1990.

Puna e ekspozuar fokusohet në studimin e ndërtesave në shërbim të transportit në Shqipëri, si një tipologji arkitektonike, evoluimi i së cilës nuk është trajtuar më parë. Në këtë kategori përfshihen të gjitha llojet e transportit, duke filluar nga ai automobilistik, hekurudhor, detar e deri tek ai ajror. Këtyre ndërtesave u është referuar me termin ‘stacione’, ku, në aspektin arkitektonik, më të hasurat dhe më domethënëset janë stacionet hekurudhore që shpeshherë shërbenin edhe si stacione për autobusët ndërqytetës.

Njohja, dokumentimi, evidentimi, dhe studimi i veprave arkitektonike, urbane dhe ndërtimore të realizuara gjatë regjimit totalitar, janë objektivat kryesorë të projektit që ka filluar në vitin 2014. Pas dy ekspozitave të mëparshme (‘Banesat e Parafabrikuara – Histori me Beton’, Prill 2015 dhe ‘Ndërtesa të Bardha – Arkitektura e spitaleve’ 1945-1990, dhjetor 2015), këtë radhë vështrimi ndalet tek arkitektura e stacioneve.

Kjo nismë është vijim i një projekti kërkimor që po zhvillon Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (UPT) në bashkëpunim me Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit (Ministria e Zhvillimit Urban). Ky kërkim është një studim tipologjik i arkitekturës dhe mbështetet mbi traditën e shkollës shqiptare, e cila, ende sot, formimin e bazon në eksplorimin e tipologjive ndërtimore dhe funksionale.

Megjithëse të projektuara në kushtet e shtrëngesave ideologjike, programatike e financiare, projektet e evidentuara në këtë ekspozitë paraqiten shpesh herë surprizuese. Është zgjedhur të trajtohet procesi i projektimit, si çelësi kryesor që dekodifikon periudhën e kontekstin, ku menduan, projektuan e ndërtuan arkitektët e urbanistët shqiptarë. Në këtë ekspozitë paraqiten projekte të spikatura në krijimtari dhe kërkim arkitektonik, të cilat përfaqësojnë përpjekjet për një arkitekturë të lirë dhe komunikuese. Ndër projektuesit kryesorë të stacioneve, veçohen Agim Shehu; Anton Lufi; Arben Meksi; Koço Çomi; Koço Miho; Mimoza Kroi etj.Qëllimi i zbardhjes së rasteve më të spikatur të projekteve arkitektonike mbetet vënia në dorë të studiuesve, të një mjeti domethënës, për të lexuar kohën e kontekstin e për të ravijëzuar linjat e zhvillimit të mendimit e arkitekturës.

Përveç të kuptuarit të së shkuarës, kjo ekspozitë mbi stacionet kontribuon në debatin aktual mbi rolin e transportit publik. Zhvillimi i qëndrueshëm i territorit të vendit dhe integrimi ekonomik, në nivel rajonal e evropian, mbeten të lidhur ngushtë me rijetësimin e transportit në përgjithësi, dhe atij hekurudhor në veçanti. Ndërkohë, stacionet janë një aset i harruar i trashëgimisë materiale dhe historike të strukturave ndërtimore, në qytetet tona. Përmes njohjes, studimit dhe vlerësimit të këtyre ndërtesave, synohet të nxitet vëmendja për ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike që ato mbartin. Në këtë kontekst, qëndrimi ndaj ndërtesave të stacioneve përkthehet në ridimensionim të dialogut të tyre me qytetin bashkëkohor.

Fragmentet nga arkitektura e stacioneve të paraqitura në këtë ekspozitë, janë pjesë e një mozaiku më të gjerë arkitektonik, social, kulturor dhe politik. Nëpërmjet dokumentimit dhe njohjes së copëzave të këtij mozaiku, synohet të plotësohet gradualisht tabloja e një realiteti të mjegulluar, herë nga harresa dhe herë nga refuzimi i një të kaluare mbi të cilën mbështeten dhe zhvillohen strukturat e sotme urbane.

Vështrimi tipologjik i arkitekturës shqiptare, në periudhën 1945 – 1990, vjen si nismë për të njohur vetveten përmes arkitekturës, si dhe për të hedhur dritë mbi trashëgiminë e një periudhe me shumë hije.

 

Kjo ekspozitë shërben si një ftesë e mirë për çdo projektues, arkitekt, specialist apo edhe admirues të kësaj fushe.

 

Ky projekt u përgatit dhe u kurua nga:

Denada Veizaj, Gjergj Islami, Gjergj Thomai dhe

Alban Hidri, Ana Pekmezi, Besard Basha, Idlir Sema, Rabina Ajdini

 

Me mbështetjen e:

Universiteti Politeknik i Tiranës,

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës,

Ministria e Zhvillimit Urban,

Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit,

Instituti i Monumenteve të Kulturës,

Qendra Rinore Tiranë

 

Datat dhe oraret:

Çelja: 08.11.16 ora 18.00, pranë Qendrës Rinore Tiranë, Rruga e Kavajës

Read More

Standardet e Projektimit për Kopshtet dhe Shkollat

DOKUMENTET E BASHKANGJITUR
Në përmbushje të programit të projekt-akteve për vitin 2016, Ministria e Zhvillimit Urban është angazhuar për hartimin e “Standardeve të Projektimit të Kopshteve“ si dhe “Standardeve të Projektimit të Shkollave“.

Këto Standarde kanë për qëllim të shërbejnë si referencë për këdo që përfshihet në procesin e planifikimit, programimit, projektimit/dizajnit dhe ndërtimit të ndërtesave/hapësirave të reja të kopshteve dhe shkollave apo në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese; duke përfshirë kopshtet/shkollat e sektorit publik, ashtu edhe ato të sektorit privat.

Këto dokumenta përcaktojnë hapësirat e nevojshme sipas llojit, madhësisë dhe specifikimeve në përputhje me standardet europiane.

Standardet përfshijnë të dhënat rreth të gjitha llojeve të hapësirave të kopshtit/shkollës: hapësirave edukative mësimore, hapësirave administrative dhe hapësirave të jashtme për aktivitete, si hapësirat për lojë dhe parkim. Këto standarde mund të përdoren për qëllime të ndryshme dhe për nivele të ndryshme, duke përfshirë:

  • Projektimin e kopshteve/shkollave të reja;
  • Projektimin e kopshteve/shkollave në objekte me përdorim miks;
  • Projektimin e zgjerimeve të kopshteve/shkollave ekzistuese;
  • Vlerësimin dhe përmirësimin e hapësirave të kopshteve/shkollave ekzistuese;
  • Studimin e orendive dhe pajisjeve të kopshteve/shkollave si dhe furnizimin me to;
  • Bazën referuese për studime rreth shfrytëzimit dhe efikasitetit të ndërtesave.

 

Në këtë mënyrë, standardet e paraqitura synojnë që të japin një kontribut thelbësor për një projektim sa më optimal të ndërtesave të kopshteve dhe shkollave .

Në këtë kuadër, janë hartuar draftet respektive të cilat vihen në dispozicion të publikut, personave të interesuar apo grupeve të ndryshme të interesit, të cilët mund të shprehin mendime, komente, sugjerime apo vërejtje të ndryshme.

MZHU e vlerëson shumë mendimin e profesionistëve të fushës si dhe përdoruesve potencialë të këtyre standardeve, ndaj angazhohet të reflektojë në masën që është e mundur, të gjitha komentet e sugjerimet të cilat duhet t`i dërgoni në adresën: info@zhvillimiurban.gov.al

Read More

Ndërhyrjet që kryhen pa pajisje me leje ndërtimi

16-08-30-11-26-45big_2222Ndërhyrjet e mëposhtme kryhen pa pajisje me leje ndërtimi:

 

a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:

 

i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon:

– rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;

– pastrimi i fasadave;

– riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;

– zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;

– riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;

– riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;

– vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;

– vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;

– sistemimi i oborreve;

– riparimi i rrethimeve ekzistuese.

ii) ndërhyrje të brendshme:

–  riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;

–  riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;

–  riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.

iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:

– veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;

b)    Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;

c)  Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.

Read More

Si aplikohet për lejet e ndërtimit

16-08-30-11-28-47big_14199331_641257692715992_5115968449652339781_nSistemi elektronik për lejet e ndërtimit do të realizojë njëkohësisht parimin e shërbimit me një ndalesë përmes ndërveprimit elektronik të të gjitha institucioneve të përfshira si dhe do të evitojë vonesat në vendimmarrje. Sistemi parashikohet të funksionojë si vijon:

– Aplikimi për leje do të kryhet vetëm online në portalin e-Albania, ku secili aplikues do të aksesojë me kredencialet e tij.

– Aplikuesi do të plotësojë hap pas hapi të dhënat e kërkuara lidhur me (a) llojin e kërkesës që paraqet (p.sh. leje ndërtimi, shtyrje afati, leje përdorimi, plotësim dokumentacioni etj); (b) llojin e kategorisë së ndërtimit (standarde apo kompleks); (c) nëse është procedurë e përshpejtuar; (d) të dhënat e pronës ku ndërtohet.

– Sistemi do të mund të lidhet dhe marrë automatikisht të dhëna nga regjistrat e gjendjes civile dhe QKR.

– Dokumentacioni i nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës do të ngarkohet online nga aplikuesi, pasi të jetë nënshkruar prej personave përkatës me firmë elektronike, bashkë me një deklaratë të vetë aplikuesit lidhur me vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit të ngarkuar në sistem.

– Gjatë gjithë procesit, aplikuesi do të njoftohet me e-mail lidhur me statusin e aplikimit të tij dhe do të marrë po kështu me e-mail njoftim për të gjitha vendimet që do të merren lidhur me aplikimin e tij;

– Pas dërgimit të aplikimit, sistemi do të njoftojë nëpunësit e Bashkisë kompetente ose të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në rastin e lejeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, në e-mailin e tyre zyrtar, lidhur me faktin se nje aplikim është në pritje për shqyrtim në llogarinë e tyre, përmes portalit e-Albania;

– Për shqyrtimin e kërkesës, nëpunësi i bashkisë e dërgon aplikimin përmes sistemit edhe në institucionet e tjera përgjegjëse dhe merr mendimet e tyre po ashtu përmes sistemit;

– Në përfundim të procesit, kërkesa bashkë me raportin teknik të nëpunësit përgjegjës, i drejtohet për mendim Kryetarit të Bashkisë. Nëse ky i fundit e vlerëson pozitivisht kërkesën, aplikuesit i kërkohet të vijojë me pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë;

– Në fund, pas vërtetimit të pagesës, Kryetari i Bashkisë firmos lejen, e cila i dërgohet aplikuesit në llogarinë personale tij në portalin e-albania dhe i njoftohet me e-mail;

Gjithë sistemi do të monitorohet nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, si kontrollues final automatik i gjithë procesit.

Read More

Miratohen Standardet për projektimin e çerdheve

Ky dokument ligjor, i propozuar dhe hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban do të shërbejë si referencë për të gjithë ata, që janë të përfshirë në procesin e planifikimit, programimit, projektimit/dizajnit dhe ndërtimit të ndërtesave/hapësirave të reja të çerdheve apo në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese. Këto standarde janë parashikuar si për çerdhet e sektorit publik, ashtu edhe për çerdhet e sektorit privat. Ky projekt-vendim synon t’i japë zgjidhje problematikave të krijuara nga mungesa e standardeve të miratuara për projektimin e çerdheve. Në situatën, kur ndërtimet e çerdheve janë bërë të pabazuara në standarde projektimi, jemi ndeshur në mungesën e cilësisë dhe sigurisë në shërbimin e ofruar për përdoruesit e çerdheve.

Dokumenti, i cili hartohet për herë të parë në Shqipëri përcakton dhe përshkruan hapësirat e nevojshme sipas llojit, madhësisë dhe specifikimeve në përputhje me standardet europiane, për çerdhet në zonat urbane dhe ato rurale të Shqipërisë.

Standardet përfshijnë të dhënat rreth të gjitha llojeve të hapësirave të çerdhes: hapësirave edukative mësimore, hapësirave administrative dhe hapësirave të jashtme për aktivitete, si: hapësirat për lojë dhe parkim. Këto standarde mund të përdoren për qëllime të ndryshme dhe për nivele të ndryshme, duke përfshirë:

  • Projektimin e çerdheve të reja;
  • Projektimin e çerdheve në objekte me përdorim miks;
  • Projektimin e zgjerimeve të çerdheve ekzistuese;
  • Vlerësimin dhe përmirësimin e hapësirave të çerdheve ekzistuese;
  • Studimin e orendive dhe pajisjeve të çerdheve, si dhe furnizimin me to;
  • Bazën referuese për studime rreth shfrytëzimit dhe efikasitetit të ndërtesave.

Qëllimi i këtij projektvendimi është përmirësimi i kuadrit ligjor ekzistues, që përcakton normat e zbatueshme në projektimin e çerdheve.

Ai synon të rrisë nivelin e sigurisë në projektimin e çerdheve, në mbrojtje të jetës e shëndetit të personave si dhe vendosjen e rregullave në projektimin e çerdheve, në funksion të rritjes së cilësisë së produktit të marrë në fushën e ndërtimit, dhe si rrjedhojë rritjes dhe përmirësimit  të cilësisë së jetës, sigurisë dhe shëndetit të përdoruesve.

Projektvendimi nxirret në bazë e për zbatim të nenit 18 të Ligjit Nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar . Ai zbërthen kërkesat themelore të tij dhe konkretisht nenin 4 të këtij ligji, i cili parashikon: “Punimet e ndërtimit, të përkufizuara në nenin 3, duhet të projektohen e të zbatohen në tërësi ose në pjesë të veçanta, në përputhje me kërkesat urbanistike, kushtet teknike të projektimit, kushtet teknike të zbatimit, si dhe me destinacionin e tyre, duke patur parasysh edhe anën ekonomike të tyre. Ato duhet të plotësojnë kërkesat që kanë të bëjnë me:

  1. rezistencën dhe qëndrueshmërinë mekanike;
  2. sigurinë nga zjarri;
  3. higjenën, shëndetin dhe mjedisin;
  4. sigurinë në përdorim;
  5. mbrojtjen nga zhurmat;
  6. kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë.”.

Hartimi dhe miratimi i këtij projektvendimi është në përmbushje të programit politik të Qeverisë për rritjen e standardeve në zhvillimin urban.

Ai vlerësohet si pjesë e planit të punës së Qeverisë për 300 ditorin e dytë,  në realizim të projektit të Ministrisë së Zhvillimit Urban: Përmirësimi i kuadrit ligjor në fuqi, në fushën e urbanizimit.

Projektvendimin e miratuar nga Qeveria “Për standardet e projektimit të çerdheve”, e gjeni këtu.

Read More

Zhvillimi Urban i Shqipërisë

DOKUMENTET E BASHKANGJITUR
Sot, Shqipëria ka tre Plane Kombëtare, të hartuara pas dëgjesave publike në 4 qytetet më të mëdha të vendit. Në Qershor do të përfundojë hartimi i Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 njësive vendore të mbështetura financiarisht nga Qeveria.

Të gjithë qytetarët tani mund të aplikojnë online për lejet e ndërtimit. Ndërsa ne mbajtëm premtimin për legalizim falas. 40 mijë objekte të legalizuar për periudhën 2014 – 2015 dhe për herë të parë zbatuam projekte për urbanizimin e zonave informale në Durrës, Vlorë e Lushnje.

Të gjitha arritjet e punës dy vjeçare të Ministrisë së Zhvillimit Urban përmblidhen në këtë broshurë, e cila është edhe një material orientues për objektivat e së ardhmes.

Read More

Fletëpalosja “ Harta Dixhitale e Venddepozitimeve”.

DOKUMENTET E BASHKANGJITUR

Harta Dixhitale e Venddepozitimeve të Mbetjeve të Ngurta Urbane pasqyron të dhënat kryesore për venddepozitimet ekzistuese, për çdo njësi të qeverisjes vendore, e parë kjo edhe nga një këndvështrim që lidhet harmonikisht me elementet e zhvillimit urban dhe ato të planifikimit të territorit.
Përdorimi i kësaj platforme WebGIS për herë të parë në Shqipëri, siguron dixhitalizimin e të dhënave si dhe një ndërveprim midis qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të qeverisë, për përditësimin e informacionit. Harta është ndërtuar si një mjet i njehsuar dhe i aksesueshëm për të gjithë. Ajo:
(a) krijon mundësinë për gjurmimin e zhvillimeve në terren, si nga qytetarët por edhe nga aktorë të tjerë;
(b) shërben si një referencë e qartë për përcaktimin e  njollave për landfillet apo impiantet e reja, që synohen të ndërtohen në vend, për zhvilluesit apo donatorët që investojnë në fushën e mbetjeve;
(c) ndihmon planifikimin në nivel qendror edhe lokal;
(d) ndihmon në përditësimin e dokumenteve strategjike duke u bazuar në të dhëna reale.

Read More

Përmbledhje e punimeve të konkursit “Arkitektët e rinj për zhvillimin urban”.

DOKUMENTET E BASHKANGJITUR
    • Konkursi i arkitektëve të rinj                  Shkarko Dokumentin

Ky katalog është një përmbledhje e punimeve të konkursit “Arkitektët e rinj për zhvillimin urban”, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë.

Read More