Lajme

MZHU finalizon botimin e standardeve për projektimin e banesave shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

foto_2Ministria e Zhvillimit Urban në finalizim të një pune 4 vjeçare sjell kolanën e botimeve të standardeve për projektimin e banesave, shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Në hyrje të 4 botimeve, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni thekson se:

“Standardet në projektim dhe ndërtim i shërbejnë një zhvillimi të qëndrueshëm në sektorin e ndërtimit.

Nisur nga fakti që standardet e ndërtimit ishin hartuar 30 vite më parë, u angazhuam maksimalisht për të sjellë në vend standardet më të mira bashkëkohore.

Puna jonë nisi me rishikimin e standardeve për projektimin e banesave, shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Pas një pune katër vjeçare të stafit të Ministrisë së Zhvillimit Urban, sjellim në formatin e një kolane botimesh: “Standardet për projektimin e banesave”, “Standardet për projektimin e shkollave”, “Standardet për projektimin e kopshteve” dhe “Standardet për projektimin e çerdheve”.

Standardet e rishikuara do të garantojnë qëndrueshmërinë e ndërtimit, sigurinë dhe cilësinë e jetës dhe do te shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë projektuesit, ndërtuesit, investitorët, por dhe për vetë qytetarët.

Këto botime janë dëshmi e punës dhe përkushtimit të stafit të Ministrisë së Zhvillimit Urban në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera, shoqatat e ndërtuesve dhe projektuesve, ekspertë të fushës, për të përafruar sa më pranë standardet tona të ndërtimit me ato ndërkombëtare.

Standardet për projektimin e banesave, kanë për qëllim të dimensionojnë hapësirën e domosdoshme për aktivitetin jetësor në banesa, si edhe të garantojë sigurinë dhe cilësinë e jetës për qytetarët.

Standardet për projektimin e çerdheve, kanë për qëllim të sigurojnë shëndetin, mirëqenien, sigurinë dhe zhvillimin optimal të grupmoshës       0 – 3 vjeç.

Standardet për projektimin e kopshteve, kanë për qëllim të sigurojnë funksionalitetin e mjediseve të destinuara për nevojat e një grupmoshe me kërkesa specifike, duke mos anashkaluar kërkesat për sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Standardet për projektimin e shkollave, sjellin një përcaktim të qartë të normave dhe kushteve minimale që sigurojnë zhvillimin në nivele të larta të proceseve mësimore, nëpërmjet organizimit optimal të hapësirave kryesore ambienteve dhe  infrastrukturës ndihmëse.

 

Standardet në projektim dhe ndërtim vijnë për herë të parë në një format më të kuptueshëm për projektuesit, ndërtuesit si dhe qytetarët.  Formati elektronik i botimeve për standardet, gjenden edhe në faqen zyrtare të ministrisë.

 

Unë jam e sigurtë se, puna e kryer ka ofruar një produkt të nevojshëm që do t’u vijë në ndihmë të gjithë të interesuarve në sektorin e ndërtimit.

 

Dua të falënderoj ekipin e përfshirë në këtë proces serioz, i cili do të vijojë me rishikimin e standardeve në projektim dhe ndërtim për spitalet, qendrat shëndetësore, kulturore, tregtare e industriale, hotelet etj. “

Ministër i Zhvillimit Urban

Eglantina GJERMENI

Read More

Planet Vendore, nis puna në 7 bashkitë e mbështetura nga qeveria.

17-08-23-05-36-05big_logo7 bashki: Mirditë, Pukë, Gramsh, Belsh, Përmet, Këlcyrë, dhe Kolonjë, të mbështetur financiarisht nga Qeveria kanë nisur punën për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore.

Për vitin 2017 janë planifikuar 106.6 mln lekë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore në 7 bashki, të cilat do t’i bashkëngjiten 26 bashkive që u mbështetën nga Qeveria, gjatë vitit që kaloi.

Procesi i “Hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore” për këto bashki, të ndara në 3 lote (Mirditë-Pukë; Gramsh-Belsh; Këlcyrë-Përmet-Kolonjë) do të realizohet në një periudhë prej 25 javësh.

 

Pas përfundimit të procedurës së prokurimit në lidhje me hartimin e PPV për këto 7 bashki, 3 subjektet fituese që do të punojnë me bashkitë për këto plane janë: “GAIA S.A Meleton”, për lotin Mirditë – Pukë;  “Metropolis dhe Universiteti Polis” për lotin Gramsh – Belsh dhe “Atelier 4”, për lotin Këlcyrë – Përmet – Kolonjë.

Një vit me parë, në janar 2016, MZHU, në emër të Qeverisë Shqiptare, firmosi marrëveshje me 26 bashki dhe studiove vendase dhe ndërkombëtare për hartimin e PPV, me një fond prej 560 mln lekësh.

Ndërkohë, 5 bashki të tjera: Fier, Lushnjë, Berat, Kuçovë dhe Elbasan u asistuan nga USAID për planet vendore, plane të cilat u miratuan në KKT në fund të vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2017 Qeveria Zvicerane, përmes Programit Për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (DLDP),ka dhënë  mbështetjen financiare dhe teknike për 5 bashki në Veri të Shqipërisë, për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, konkretisht për: Malësinë e Madhe, Tropojën , Matin, Klosin dhe Vaun e Dejës.

Në total, 44 bashki, brenda këtij viti, pritet që t’i kenë të hartuara planet e tyre të përgjithshme vendore. Sa i takon vitit të ardhshëm, Ministria e Zhvillimit Urban ka parashikuar 106, 641, 667 lekë për 17 bashki të tjera dhe kësisoj, në fund të vitit 2018, 61 bashki, të krijuara mbas reformës territoriale administrative të kenë planet e përgjithshme vendore. Këto plane  janë platforma zhvillimi për këto bashki të reja, japin piketat e zhvillimit për 15 vitet e ardhshme, janë një dokument i cili parashikon  mënyrën sesi do të zhvillohen bashkitë, zonat rurale dhe urbane, janë një garanci më shumë për investitorët vendas dhe të huaj si dhe pa dyshim lehtësojnë edhe procesin e lejeve të ndërtimit.

Read More

Fokusi mbi Planet e Përgjithshme Vendore në 61 bashki të vendit

big_ppvNë këto 4 vite është folur dhe është bërë shumë, për sa i përket Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV). Që me krijimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban, nisma e parë ka qenë për hartimin e një plani të përgjithshëm kombëtar të territorit, Shqipëria 2030, duke dashur që vërtetë plani i zhvillimit të Shqipërisë të jetë afatgjatë, një zhvillim i qëndrueshëm, vizionar, që dha piketat kryesore, mbi të cilat po realizohen edhe planet e përgjithshme vendore.

Në vitin 2016 filluam punën me 26 bashki, duke i mbështetur me fondet e Qeverisë Rama, për të hartuar planet e përgjithshme vendore, plane të cilat tashmë kanë përfunduar.

Ndërkohë, me ndihmën e USAID,  5 bashki të tjera u mbështetën për të hartuar planet e tyre të përgjithshme vendore, plane të cilat janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit.

5 bashki  të tjera po mbështeten nga Organizata për Qeverisjen Vendore dhe Organizata Zvicerane dhe e përfundojnë këtë proces brenda këtij viti.

Me fondet e Ministrisë së Zhvillimit Urban, 7 bashki mbështeten këtë vit për hartimin dhe miratimin e planit të përgjithshëm vendor të tyre. Janë 43 bashki të cilat po mbështeten nga Qeveria Shqiptare dhe donatorët, brenda këtij viti për të përfunduar procesin e hartimit të planeve të përgjithshme vendore, ndërkohë një bashki, ajo e Dropullit, u mbështet nga universiteti Polis.

Në total, 44 bashki, brenda vitit, pretendohet që t’i kenë të hartuara planet e tyre të përgjithshme vendore. Për vitin tjetër, Ministria e Zhvillimit Urban ka parashikuar 106, 641, 667 lekë për 17 bashki të tjera dhe pretendohet që, brenda vitit që vjen, të 61 bashkitë (bashkitë e reja), të krijuara mbas reformës territoriale administrative të kenë planet e përgjithshme vendore, të cilat janë platforma zhvillimi për këto bashki të reja, të cilat japin piketat e zhvillimit për 15 vitet e ardhshme, janë një dokument i cili parashikon  mënyrën sesi do të zhvillohen bashki, zona rurale dhe urbane, janë një garanci më shumë për investitorët vendas dhe të huaj, pa dyshim lehtësojnë edhe procesin e lejeve të ndërtimit.

Për më shumë, klikoni këtu.

Read More

300 familje rome e egjiptiane përfituese të projekteve të financuara nga MZHU për vitin 2017

big_rom_1300 familje të komunitetit rom dhe egjiptian do të jetojnë në kushte më të mira banimi gjatë këtij viti. Ministria e Zhvillimit Urban ka vijuar edhe gjatë këtij vitit programin, “Për përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian”. Nga këto rikonstruksione, vetëm në vitin 2017 kanë përfituar 13 bashki me vlerë rreth 139 milion lekë.

Që prej vitit 2014, me fonde të Ministrisë së Zhvillimit Urban janë investuar 247 milionë lekë për rikonstruksionin e plotë të 469 banesave të komunitetit Rom dhe Egjyptian, në 15 bashki të vendit. Falë zbatimit të këtyre projekteve janë 1 876 qytetarë të këtij komuniteti që jetojnë në kushte të përmirësuara jetese dhe mbi 1 mijë  qytetarë që jetojnë në kushte më të mira higjeno sanitare falë ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Ndërkohë, me fondet e buxhetit të shtetit është parashikuar që të përmirësohen kushtet e jetesës për 740 qytetarë të komunitetit Rom dhe Egjyptian

Pak javë më parë Këshilli i Ministriave miratoi projektligjin e ri “Për strehimin social”, hartuar nga MZHU. Në këtë projektligj, programi i banesave ekzistuese ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri parashikon ndihmën që u jepet me grante konkurruese, njësive të vetëqeverisjes vendore nga buxheti i shtetit, për këtë qëllim. Banesat që trajtohen nga programi i përmirësimit të kushteve ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri janë banesat e amortizuara që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të domosdoshme, banesat në rrezik shembje, ku mungojnë shërbimet bazë siç mund të jenë vendbanime ose banesa individuale të komunitetit rom dhe komunitetit egjiptian.

LISTA E BASHKIVE KU JANË ZBATUAR PROJEKTET PËR VITIN 2017: 

 

  1. Bashkia Roskovec, projekti me titull “Për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin Rom”, me vlerë financimi 13,952,323 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 28 familje.
  2. Bashkia Fier, projekti me titull “Romët kanë nevojë për një shtëpi”, me vlerë financimi 11,000,000 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 19 familje.
  3. Bashkia Mirditë, projekti me titull “Përmirësim i kushteve të komuniteti Rom dhe Egjiptian”, me vlerë financimi 8,997,591 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 8 familje.
  4. Bashkia Shijak, projekti me titull “Përmirësim i kushteve të banesave të komunitetit Egjiptian”, me vlerë financimi 9,989,628 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 22 familje.
  5. Bashkia Krujë, projekti me titull “Rikonstruksion banesash për komunitetin Rom dhe Egjiptian, Fushë-Krujë, Faza 2”, me vlerë financimi 16,000,000 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 28 familje.
  6. Bashkia Pogradec, projekti me titull “Rikonstruksion i banesave Rome dhe Egjiptiane”, me vlerë financimi 11,128,960 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 19 familje.
  7. Bashkia Librazhd, projekti me titull “Rikonstruksion i banesave Rome dhe Egjiptiane”, me vlerë financimi 7,765,066 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 16 familje.
  8. Qarku Vlorë, projekti me titull “Përmirësimi i kushteve të banesave të komunitetit Egjiptian”, me vlerë financimi 11,649,882 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 20 familje.
  9. Bashkia Elbasan, projekti me titull “Rikonstruksion dhe ndërtim banesash për komunitetin Rom”, me vlerë financimi 13,000,000 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 19 familje.
  10. Bashkia Lushnjë, projekti me titull “Ndërhyrje urgjente në banesat e komunitetit Rom dhe Egjiptian”, me vlerë financimi 14,999,044 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 27 familje.
  11. Bashkia Rrogozhinë, projekti me titull “Banesë sociale 2 kate për komunitetin Rom dhe Egjiptian, Gosë”, me vlerë financimi 8,499,810 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 8 familje.
  12. Bashkia Devoll, projekti me titull “Përmirësim i kushteve të komunitetit Rom dhe Egjiptian”, me vlerë financimi 9,992,370 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 26 familje.
  13. Bashkia Korçë, projekti me titull “Përmirësim i kushteve të komunitetit Rom dhe Egjiptian (Ish konvikti i ndërtimit)”, me vlerë financimi 2,709,336 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 15 familje direkt nga rikonstruksioni i tarracës dhe 70 familje indirekt si banorë të të njëjtës godinë.
Read More

Godinat jashtë funksionit, MZHU nis rikonstruksionin për strehimin e familjeve në nevojë.

big_njqv_1Ministria e Zhvillimit Urban ndërmerr për herë të parë nismën për rehabilitimin e objekteve në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore dhe kthimin e tyre në banesa me qëllim strehimin e shtresave në nevojë.

Programi,  i financuar me fondet e MZHU me buxhetin e vitit 2017 ka nisur fillimisht të zbatohet në 4 bashki, ku përfitojnë 34 familje.

Janë 62,355,230 lekë që do të përdoren për rikonstruksionin e objekte të vjetra në pronësi të bashkive: Kuçovë, Malësi e Madhe, Patos dhe Lushnje në funksion të strehimit social.

Kështu, në bashkinë Kuçovë, 12 familje do të kenë banesat e tyre pas rikonstruksionit të ish-godinës së ofiçinës së riparimit të mjeteve të rënda dhe magazinës së rikuperove pranë parkut të naftës, me vlerë 26,150,740 lekë.

Në Malësi të Madhe së shpejti nis puna për ndërtimin e banesës sociale në Tamarë, me vlerë 9,440,550 lekë, ku do të strehohen 5 familje.

Ndërkohë, 12 familje në Patos, do të përfitojnë nga zbatimi i projektit për adoptimin e ish kopshtit te Lagja e Re në banesa sociale, me vlerë 20,438,740 lekë.

Sa i takon bashkisë Lushnje, ajo është përfituese e projektit të rehabilitimit të objektit hangar në pronësi të bashkisë dhe kthimi në banesa sociale, me vlerë 6,325,200 lekë. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 5 familje.

Në shkallë vendi janë 135 familje në nevojë të cilat do të përfitojnë nga programi, “Për rehabilitimin e objekteve në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore dhe kthimin e tyre në banesa me qëllim strehimin e shtresave në nevojë”, me një fond të përgjithshëm prej 140 milion lekësh. Projektet që do të prekin banesat, sipas kërkesave dhe informacioneve që do të paraqesin vetë bashkitë, konsistojnë në riparime të përgjithshme, zëvendësim i dyer/dritareve, rikonstruksion i çative të dëmtuara, suvatime dhe lyerje të banesave për t’i bërë ato funksionale për familjet në nevojë.

Read More

Intervista e Ministres Gjermeni për Vizion Plus

big_vizioni-4Znj. Gjermeni, si e konsideroni procesin e legalizimit në 4 vite?

  •  Mendoj që për legalizimet, siç ishte angazhimi ynë për  2013, që brenda mandatit të parë duhet të përfundonim legalizimet në zonat informale, ia dolëm mbanë me sukses. Kjo falë së përgjegjshme dhe me mjaft impenjim dhe përkushtim, të punonjësve të ALUIZNI-t. Më vjen shumë mirë të them se numri i legalizimeve, sot që flasim është rreth 140 mijë, krahasuar me 21 apo 22 mijë që ka bërë qeveria e mëparshme, në tetë vite. Pra, arritëm  që brenda mandatit të parë qeverisës. ta pesëfishonim numrin e legalizimeve, duke mbajtur në konsideratë faktin që, afati kohor është relativisht i shkurtër, pasi në vitin e parë na u desh që të sistemonim dokumentacionin e gjetur dhe për më tepër të ndryshonim ligjin ekzistues dhe të bënim ligjin e ri për legalizime falas.

 

  • Ka qenë angazhimi i madh i Qeverisë Rama dhe e theksoj që, mbi 90 %  të legalizimeve që kemi kryer, janë realisht banesa për qytetarët, krahasuar me faktin që me qeverisjen e mëparshme shumica e objekteve të legalizuara ishin bare, restorante apo objekte biznesi, ndërkohë që ne jemi fokusuar kryesisht tek legalizimi i banesave për qytetarët.  Më vjen shumë mirë të them që kemi arritur një objektiv apo angazhim që kishim marrë përsipër dhe pikërisht për të trajtuar nevojat specifike të qytetarëve për shkak të komplektitetit që ka ky proces, legalizimi në vetvete dhe për shkak të kaosit apo të ndërtimeve të gjithfarë llojesh që janë bërë gjithë këto vite tranzicioni na është dashur të ndryshojmë 4 ligje përgatitur rreth 24 vendime të Këshillit të Ministrave, pikërisht për të adresuar këtë kompleksitet të procesit të legalizimit, nevojave specifike që kanë qytetarët dhe për ta lehtësuar apo realizuar me sukses atë.

Ku do të jetë fokusi?

  •  Realisht unë theksova që, procesi i legalizimit ishte angazhimi i parë që do të bëhej, kryesisht në zona informale, do të vazhdojë procesi i legalizimit, brenda mandatit të dytë qeverisës, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë çështje, për ta përfunduar këtë proces, ndërkohë që do të punohet paralelisht me legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale, si një angazhim tjetër i Qeverisë Rama, duke dashur që në zonat informale të krijohet infrasturktura e duhur dhe të bëhen sa më urbane, për ta kurorëzuar me sukses dhe këto përpjekje për urbanizimin e zonave informale kanë filluar që në mandatin e parë, duke harmonizuar këto dy procese, legalizim dhe urbanizim, ndërkohë që, dua të theksoj se një nga angazhimet tona është edhe zgjidhja njëherë e mirë e ngërçeve apo problematikave që kemi patur me hipotekat. Është e vërtetë që ne kemi bërë një numër të madh legalizimesh, ndërkohë që një pjesë e tyre, nuk kanë marrë tapi nga hipotekat dhe them që ka pasur ngërçe, vështirësi, mungesë të koordinimit apo mospërputhje hartash nga dy institucione, ALUIZNI dhe Hipoteka dhe në këto kushte mendoj që, njëherë e mirë  angazhimi i Kryeministrit Rama, për mandatin e dytë qeverisës, është që të zgjidhen dhe të mirë-koordinohen këto çështje të pronave, duke bashkërenduar punën dhe duke ngritur një institucion të vetëm që qytetarët të mos kenë probleme sorollatjeje dhe vështirësi nga njëra zyrë në tjetrën, por në momentin që merr certifikatën e legalizimit, sërish institucioni që do të krijohet të zgjidhë njëherë e mirë dhe çështjen e tapisë, pra çështjen e hipotekës së pronës, duke ia dhënë dokumentin në dorë qytetarit. ky do të jetë një angazhim madhor dhe them se do të jetë një arritje e padiskutueshme për mandatin e dytë qeverisës.

Nëse flasim për legalizimin e shtesave në pallate, si do të vijojë procesi?

  •  Për sa i përket çështjes së shtesave të pallateve, ne kemi miratuar një Vendim të Këshillit të Ministrave për t’i trajtuar ato dhe për t’i legalizuar falas, për qytetarët. Ky është një proces me disa hapa, i cili ka filluar që në këtë mandat të parë qeverisës dhe është kërkuar nga subjektet ndërtuese,  të cilët kërkojnë ndihmën për legalizimin dhe nëse këto subjekte nuk janë të interesuar brenda një afati të caktuar kohor, qytetarët do të kërkojnë këtë legalizim falas dhe do të ndihmohen nga zyrat e ALUIZNI-t. Ky është një proces që ka filluar këtë mandat dhe do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër qeverisës. ALUIZNI nuk e ka ndërprerë punën për sa i përket mbledhjes së dokumentacionit, bërjes së matjeve dhe kryerjes së legalizimit për shtesat e pallateve.

Kur do të jetë koha kur të 61 bashkitë do të kenë secila nga një plan rregulluese, plan i cili do të na tregojë të ardhmen e këtyre qyteteve kur do të zhvillohen, kur do të jetë ky afat, pasi është folur shumë për këtë çështje?

  •  Është folur dhe është bërë shumë, për sa i përket planeve të përgjithshme vendore. Unë dua të theksoj se, që me krijimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban, nisma e parë ka qenë për hartimin e një plani të përgjithshëm kombëtar të territorit, Shqipëria 2030, duke dashur që vërtetë plani i zhvillimit të Shqipërisë të jetë afatgjatë, një zhvillim i qëndrueshëm, vizionar, që dha piketat kryesore, mbi të cilat po realizohen edhe planet e përgjithshme vendore. Filluam punën me 26 bashki, duke i mbështetur me fondet e Qeverisë Rama, për të hartuar planet e përgjithshme vendore, ndërkohë, me ndihmën e USAID, 5 bashki të tjera janë mbështetur për të hartuar planet e tyre të përgjithshme vendore, plane të cilat janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit, 5 bashki  të tjera po mbështeten nga Organizata për Qeverisjen Vendore dhe Organizata Zvicerane dhe e përfundojnë këtë proces brenda këtij viti. Me fondet e Ministrisë së Zhvillimit Urban, 7 bashki mbështeten këtë vit për hartimin dhe miratimin e planit të përgjithshëm vendor të tyre. them që janë 43 bashki të cilat po mbështeten nga Qeveria Shqiptare dhe donatorët, brenda këtij viti për të përfunduar procesin e hartimit të planeve të përgjithshme vendore, ndërkohë një bashki, ajo e Dropullit, u mbështet nga universiteti Polis.         Në total, 44 bashki, brenda vitit, pretendojmë që t’i ketë të hartuara planet e tyre të përgjithshme vendore. Për vitin tjetër, Ministria e Zhvillimit Urban ka parashikuar fonde për 17 bashki të tjera dhe pretendojmë që, brenda vitit që vjen, të 61 bashkitë (bashkitë e reja), të krijuara mbas reformës territoriale administrative të kenë planet e përgjithshme vendore, të cilat janë platforma zhvillimi për këto bashki të reja, të cilat japin piketat e zhvillimit për 15 vitet e ardhshme, janë një dokument i cili parashikon  mënyrën sesi do të zhvillohen bashki, zona rurale dhe urbane, janë një garanci më shumë për investitorët vendas dhe të huaj, pa dyshim lehtësojnë edhe procesin e lejeve të ndërtimit, janë dokumente fleksibël të cilat mund të ndryshojmë dhe të rishikohen në periudha periodike, por ama drejtimet kryesore të zhvillimit të bashkive, në varësi të potencialeve që ato kanë, janë pikërisht këto dokumente që hartohen nga bashkitë, me ndihmën e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe në të njëjtën kohë, janë dokumente të cilat i paraprijnë zhvillimit. Për mua, si Ministre, ky proces është historik, pasi për herë të parë bashkitë do të kenë planet e tyre të përgjithshme vendore duke i dhënë fund zhvillimit kaotik dhe spontan të territorit, por i paraprihet një zhvillimi të qëndrueshëm të planifikuar të territorit. Kjo është një përqasje e cila ka rezultuar e suksesshme në të gjithë botën në qoftë se vërtetë zhvillimi bëhet në mënyrë të planifikuar.

Dhe meqenëse folëm për çështjen  e  zhvillimit të qëndrueshëm dhe jo kaotik, këto katër vite pamë të implementohej projekti i rilindjes urbane që u fokusua në qendra qytetesh. Në këtë 4 vjeçar të ri qeverisës, cila do të jetë risia e këtij projekti, çfarë shtrirjesh do të marrë rilindja urbane, apo do të vazhdojë me qendrat e qyteteve?

  •  Programi i Rilindjes Urbane është një nga programet e suksesshme të Qeverisë Rama, duke i ndryshuar fizionominë të gjitha bashkive, nga veriu në jug. ka dyfishuar vlerën e pronës në bashkitë që është ndërhyrë, ka ndikuar në rritjen dhe nxitjen e sipërmarrjes, padyshim ka ndryshuar në fizionominë  e qyteteve duke i bërë ato më atraktive, duke rritur edhe numrin e turistëve të huaj dhe vendas dhe ka krijuar edhe mundësi punësimi. Pra rëndësia e këtij programi ka qenë disa fish, duke dashur që impakti, ai kryesori për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve. Në mandatin e dytë angazhimi i Qeverisë Rama është që, kjo rilindje urbane të vazhdojë dhe të transferohet me fokus, kryesisht në zonat rurale.

Dhe dua të theksoj që edhe brenda këtij mandati të parë qeverisës, sigurisht që filluam me qendrat e qyteteve si nxitës apo promotorë të zhvillimit, por u vazhduar edhe me hapësira rurale apo me projekte strategjike që nxisin zhvillimin ekonomik, social dhe punësimin në bashki të ndryshme. Shumëllojshmëria e projekteve të Rilindjes Urbane është mjaft e gjerë duke filluar me qendrat e qyteteve, hapësiratpublike, parqet, pa dyshim rrugë rurale dhe urbane, duke ngushtuar diferencat e qyteteve, atraksionet turistike, rehabilitimin e zonave të gjelbra, projektet e infrastrukturës urbane, projektet e zhvillimit të infrastrukturës turistik, projekte të përmirësimit të zonave të biznesit, tre projekte pilot për urbanizimin e zonave informale dhe sigurisht ka pasur edhe projekte specifike për rrugë bujqësore, për të nxitur fermerët për të çuar produktet në treg ose për të importuar. Pra, larmishmëria ka qenë mjaft e gjerë, ndërkohë që thuajse të 61 bashkitë kanë përfituar për qendrat e qyteteve edhe projekte specifike, sipas planit që ato kanë pasur dhe nga ana tjetër këtë mandat jemi të angazhuar që projekti do të vazhdojë edhe në zonat rurale, duke ngushtuar diferencat e hapësirave rurale me ato urbane, ndërkohë që do të fokusohemi në projektet ndër-vendore, projekte rajonale dhe si të tilla bëhen në më shumë se dy bashki, duke theksuar një zhvillim apo një përqasje të re të zhvillimit rajonal në Shqipëri, për të pasur një promotor më shumë për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe social në këto zona. Them që rilindja urbane rezultoi një program i suksesshëm dhe fakti që qytetarët në të gjitha takimet më kërkojnë transferimin nga qendrat e qyteteve në periferi të tyre dhe në zonat rurale, kjo tregon vërtetë që impakti i këtij programi ka qenë vërtetë i madh. Dua të theksoj që në disa bashki është filluar tashmë puna për projekte në komunitet apo në lagje, nga qendra në periferi, duke dashur që rilindja urbane të prekë të gjitha hapësirat e qyteteve. Elbasani është një nga këto bashki, Gramshi, Lushnja gjithashtu. Pra ka mjaft bashki të cilat e kanë vazhduar fokusin, kanë filluar me rilindjen dhe kanë vazhduar më tej.

Për intervistën Kliko Këtu

Read More

129 familje në 9 bashki përfituese të bonusit për strehimin.

big_bonusi_1129 familje në disa bashki të vendit janë përfituese të bonusit të strehimit me vlerë totale 3,489,307 lekë, të financuar nga buxheti i shtetit për këtë vit, bazuar në ligjin ‘’Për Programet Sociale të Strehimit’’, datë 29.03.2017 “Për ngritjen e grupit të punës për shpërndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit për bonus strehimi dhe grande të menjëhershme”.

Familjet përfituesve të këtij bonusi të strehimit, të financuar nga buxheti i shtetit, kanë plotësuar kushtet në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Ndërkohë që, sipas ligjit “Për Programet Sociale të Strehimit’’ në pikën 6 të tij, bashkitë duhet të paraqesin, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban (MZHU), kërkesat për bonus strehimi shoqëruar me kostot financiare të çdo familje dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.

Konkretisht, bashkinë  Gjirokastër, Korçë, Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Kamëz, Lushnjë, Mirditë dhe Malësi e Madhe kanë paraqitur kërkesën për të përfituar bonus strehimi, në përputhje me aktet ligjore në fuqi, duke kërkuar financimin e bonusit nga buxheti i shtetit deri në masën 30% të qirasë minimale të tregut, për secilin përfitues dhe konkretisht për bashkinë Gjirokastër në shumën 269,928 lekë për 9 familje; për bashkinë Korçë në shumën  644,812 lekë për 19 familje;  për bashkinë Përrenjas  në shumën 158,367 lekë për 10 familje; për bashkinë Librazhd   në shumën 583,584 lekë për 16 familje; për bashkinë Elbasan  në shumën 359,447 lekë për 10 familje; për bashkinë Kamëz në shumën 291,089 lekë për 9 familje; për bashkinë Lushnjë në shumën 996,096 lekë për 46 familje; për bashkinë Mirditë në shumën 137,984 lekë për 8 familje, si dhe për bashkinë Malësi e Madhe në shumën 48,000 lekë për 2 familje.

Kërkesat për përfitimin e bonusit të strehimit për këto bashki ishin në mbështetje të kritereve të përcaktuara në pikën 3 dhe 4, të VKM nr. 1093, datë 28.12.2015 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”, i ndryshuar dhe janë të miratuara me vendimet e Këshillave Bashkiak, respektiv.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe para pak kohësh 38 familje në bashkitë Vlorë dhe Berat, janë bërë  përfituese të bonusit të strehimit me vlerë totale 1,213,254 lekë, të financuar nga buxheti i shtetit, po për këtë vit kalendarik.

Read More

Granti për strehim, MZHU mbështet 7 familje në Berat e Përrenjas.

big_logo_11Ministria e Zhvillimit Urban vijon shpërndarjen e grantit të menjëhershëm për familjet në nevojë sipas kërkesave të bashkive në vend.

7 familje në Berat e Përrenjas janë përfitueset e para të grantit për vitin 2017,  me një fond total prej  886,356 lekë, duke e çuar në 42, numrin e familjeve përfituese në këto dy vitet e fundit në 8 bashki të vendit. Për herë të parë në buxhetin e vitit 2016, u riaktivizua mekanizmi financiar i Grantit të Menjëhershëm, një tjetër mekanizëm financiar që u vjen në ndihmë familjeve me statusin e jetimit dhe personave me aftësi të kufizuar, duke iu paguar në mënyrë të menjëhershme 5 ose 10% të vlerës së pagesës së banesës të përfituar nga programi i banesave me kosto të ulët apo programi i kreditimit të lehtësuar.

Bashkia Berat ka paraqitur kërkesën për grant të menjëhershëm, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak nr. 21, datë 28.02.2017, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për 6 persona përfitues dhe vlera totale e grantit të menjëhershëm, është në shumën 646,592 lekë.             Ndërsa Bashkia Përrenjas ka paraqitur kërkesën për grant 7, për 2 persona përfitues me vlerë totale 424,791 lekë. Vetëm një prej dy familjeve plotësonte kushtet e për grantin e menjëhershëm.

Për vitin 2017, Ministria e Zhvillimit Urban ka miratuar 13 projekte për rikonstruksionin e banesave të komunitetit Rom dhe Egjiptian prej nga do të përfitojnë 300 familje rome dhe egjiptiane, në 13 bashki të vendit.

70 familje të pastreha, në 4 bashki, do të përfitojnë nga rehabilitimin e godinave ekzistuese të dala jashtë funksionit, ndërkohë që, po përmes buxhetit të vitit 2016, do t’u ofrohet granti i menjëhershëm për shlyerjen e kredisë së përfituar të banesës me kosto të ulët në masën 5 – 10 % të vlerës së banesës për 20 familje me statusin e jetimit apo me person me aftësi të kufizuar.

Për vitin 2017 fondet e miratuar për bonusin e strehimit janë në vlerën 14 milionë lekë, të cilat do të mbulojnë qiranë deri në masën 50-100% për 210 familje të reja, nga të cilat 30 familje një prindërore, me gra kryefamiljare.

Ndërkohë, 281 milionë lekë do të përdoren për subvencionimin e interesave të kredive me përfitues 4300 familje, të cilat janë trajtuar me kredi me kosto të ulët, duke zvogëluar numrin e të pastrehëve në mbarë vendin.

Read More

MZHU sjell shërbimin online për licencat në ndërtim e projektim.

big_logo__ministriaMinistria e Zhvillimit Urban, përmes portalit e-Albania.al sjell një tjetër shërbim online, këtë herë për të gjithë aplikuesit për licenca profesionale të individëve dhe personave juridikë, që ushtrojnë veprimtari në fushën e Studimit e të Projektimit në Ndërtim dhe Mbikëqyrjes e Kolaudimit të Punimeve të zbatimit në ndërtim.

Që prej 10 Korrikut 2017, të gjithë të interesuarit për këto linceca aplikimin do ta kryejnë vetëm online, bazuar në nenin 43, të VKM nr. 943, datë 28.12.2016, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.759, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave,” për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”.

 

Ky sistem është i dytë për e-shërbimet on-line, pas atij të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, i mundësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban.

Sistemi do të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve, do të lehtësojë dhe do përshpejtojë procedurat, duke rritur më tej transparencën e sistemit midis MZHU-së dhe institucioneve të tjera publike apo edhe më gjerë.

Mes të tjerash,  sistemi  do të shfrytëzojë të gjithë bazën e të dhënave të informacionit dhe do të minimizojë  sa më shumë të jetë e mundur ndërhyrjen njerëzore në proces, përgjatë performancës së kontrollit aritmetik dhe logjik.

Këto procedura janë realizuar në përputhje me dispozitat e vendimit nr. 945, datë 02.11.2012, “Për miratimin e rregullores ‘Administrimi i sistemit të Bazave të të Dhënave Shtetërore”’, në lidhje me disponueshmërinë, integritetin dhe konfidencalitetin e sistemit.

Për të shkarkuar manualin klikoni këtu

Read More

Nis puna për Planet Vendore në Pukë, Mirditë, Gramsh dhe Belsh.

big_img-18Katër bashki: Pukë, Mirditë, Gramsh dhe Belsh, me financim të buxhetit të shtetit,  nisin punën për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, duke çuar në 44 nga 61, numrin e njësive vendore që do të kenë planet e tyre vendore brenda vitit 2017.  Në takimin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Ministrja Eglantina Gjermeni kërkoi nga bashkitë angazhim maksimal përgjatë gjithë procesit të hartimit dhe miratimit të këtyre planeve.

Gjatë punës për hartimin e PPV vitin e kaluar kemi pasur edhe eksperienca jo të mira nga ana e disa bashkive, të cilat nuk janë treguar korrekte me procesin. Ndaj, më lejoni të nënvizoj se angazhimi juaj dhe i stafeve tuaja është element kyç që prej fillimit të punë sot e deri ditën e miratimit në Këshillat Bashkiakë. Nga eksperienca e kaluar, kemi konstatuar se procesi ecën më shpejt dhe problematikat zgjidhen më thjeshtë kur stafi i zyrë së urbanistikës angazhohet në kohë të plotë dhe në mënyrë aktive gjatë hartimit të PPV-së, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me AKPT për cdo problematikë. Duhet patur parasysh që ky proces do të përfundojë brenda vitit 2017, dhe praktikisht ka vetëm 6-muaj kohë, sipas termave të references, për hartimin e instrumentit vendor. Kësisoj, kjo dikton nëvojën për angazhim maksimal të të gjitha palëve, kryesisht të Bashkisë, për ta përmbyllur këtë proces në kohë dhe me cilësi. dua të sjell në vëmendjen Tuaj që në të gjitha hapat e realizimit të këtyre dokumentave, duhet të zhvillohet një proces konsultimi i gjerë dhe sa më transparent me të gjithë grupet e interesit, jo vetëm sepse është një detyrim ligjor, por sepse është domosdoshmëri për të garantuar që këto dokumenta reflektojnë interesat/kërkesat e sa më shumë qytetarëve dhe grupeve të interesit”, tha mes të tjerash Ministrja në takimin ku ishin të pranishëm kryetarët e 4 bashkive si dhe studio fituese gjatë procesit të prokurimit.

Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU), si autoritet kombëtar i planifikimit të territorit, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), mbështet dhe bashkërendon procesin e hartimit të dokumentave të planifikimit vendor dhe zhvillimit të territorit, proces i cili në çdo rast do të udhëhiqet nga autoritetet e planifikimit në nivel vendor (bashkitë) referuar ligjit për “Organizmin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”. Kryetarët e bashkive kanë nënshkruar tashmë Akt-Marrëveshjen MZHU-BASHKI, ku kanë shprehur zyrtarisht angazhimin e tyre në këtë proces.

 

Ministrja Gjermeni siguroi se stafi i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, do të jenë gjithmonë shumë bashkëpunues me ju, për të garantuar hartimin, miratimin dhe zbatimin me sukses të Planeve të Përgjithshme Vendore për këto 4 bashki, edhe për 3 bashkitë e tjera të këtij viti (Përmet-Kolonjë-Këlcyrë), pasi të ketë përfunduar procedura e prokurimit edhe për këtë lot.

 

Gjatë  vitit 2016, Qeveria mbështeti financiarisht hartimin e PPV për 26 bashki. Nga këto 26 bashki janë miratuar 14-PPV (Kurbin,Krujë, Kukës, Divjakë,Gjirokastër,  Skrapar,  Poliçan,  Ura-Vajgurore, Cërrik, Librazhd, Korçë, Tiranë, Dibër, Prrenjas). Për Bashkitë Tiranë, Korçë dhe Divjak është bërë zbardhja e dokumentit dhe hedhja në Rregjistrin e Integruar të Territorit. Bashkia Shkodër është në proces miratimi të PPV-së në KKT, ndërsa për Plani Vendor i bashkisë Kavajë është në proces miratimi të PPV-së në Këshill Bashkiak. Sa i takon 10 bashkive të  tjera janë ende në procesin e marrjes së Aktit të Përpuethshmërisë nga AKPT (Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Lezhë, Durrës, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec). Gjatë vitit 2017, DLDP mbështet financiarisht dhe teknikisht planet vendore të bashkive: Malësi e Madhe, Tropojë, Vau i Dejës, Mat dhe Klos, puna për të cilat ka nisur prej muajsh.

Read More