Fokusi mbi Planet e Përgjithshme Vendore në 61 bashki të vendit

big_ppvNë këto 4 vite është folur dhe është bërë shumë, për sa i përket Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV). Që me krijimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban, nisma e parë ka qenë për hartimin e një plani të përgjithshëm kombëtar të territorit, Shqipëria 2030, duke dashur që vërtetë plani i zhvillimit të Shqipërisë të jetë afatgjatë, një zhvillim i qëndrueshëm, vizionar, që dha piketat kryesore, mbi të cilat po realizohen edhe planet e përgjithshme vendore.

Në vitin 2016 filluam punën me 26 bashki, duke i mbështetur me fondet e Qeverisë Rama, për të hartuar planet e përgjithshme vendore, plane të cilat tashmë kanë përfunduar.

Ndërkohë, me ndihmën e USAID,  5 bashki të tjera u mbështetën për të hartuar planet e tyre të përgjithshme vendore, plane të cilat janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit.

5 bashki  të tjera po mbështeten nga Organizata për Qeverisjen Vendore dhe Organizata Zvicerane dhe e përfundojnë këtë proces brenda këtij viti.

Me fondet e Ministrisë së Zhvillimit Urban, 7 bashki mbështeten këtë vit për hartimin dhe miratimin e planit të përgjithshëm vendor të tyre. Janë 43 bashki të cilat po mbështeten nga Qeveria Shqiptare dhe donatorët, brenda këtij viti për të përfunduar procesin e hartimit të planeve të përgjithshme vendore, ndërkohë një bashki, ajo e Dropullit, u mbështet nga universiteti Polis.

Në total, 44 bashki, brenda vitit, pretendohet që t’i kenë të hartuara planet e tyre të përgjithshme vendore. Për vitin tjetër, Ministria e Zhvillimit Urban ka parashikuar 106, 641, 667 lekë për 17 bashki të tjera dhe pretendohet që, brenda vitit që vjen, të 61 bashkitë (bashkitë e reja), të krijuara mbas reformës territoriale administrative të kenë planet e përgjithshme vendore, të cilat janë platforma zhvillimi për këto bashki të reja, të cilat japin piketat e zhvillimit për 15 vitet e ardhshme, janë një dokument i cili parashikon  mënyrën sesi do të zhvillohen bashki, zona rurale dhe urbane, janë një garanci më shumë për investitorët vendas dhe të huaj, pa dyshim lehtësojnë edhe procesin e lejeve të ndërtimit.

Për më shumë, klikoni këtu.