129 familje në 9 bashki përfituese të bonusit për strehimin.

big_bonusi_1129 familje në disa bashki të vendit janë përfituese të bonusit të strehimit me vlerë totale 3,489,307 lekë, të financuar nga buxheti i shtetit për këtë vit, bazuar në ligjin ‘’Për Programet Sociale të Strehimit’’, datë 29.03.2017 “Për ngritjen e grupit të punës për shpërndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit për bonus strehimi dhe grande të menjëhershme”.

Familjet përfituesve të këtij bonusi të strehimit, të financuar nga buxheti i shtetit, kanë plotësuar kushtet në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Ndërkohë që, sipas ligjit “Për Programet Sociale të Strehimit’’ në pikën 6 të tij, bashkitë duhet të paraqesin, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban (MZHU), kërkesat për bonus strehimi shoqëruar me kostot financiare të çdo familje dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.

Konkretisht, bashkinë  Gjirokastër, Korçë, Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Kamëz, Lushnjë, Mirditë dhe Malësi e Madhe kanë paraqitur kërkesën për të përfituar bonus strehimi, në përputhje me aktet ligjore në fuqi, duke kërkuar financimin e bonusit nga buxheti i shtetit deri në masën 30% të qirasë minimale të tregut, për secilin përfitues dhe konkretisht për bashkinë Gjirokastër në shumën 269,928 lekë për 9 familje; për bashkinë Korçë në shumën  644,812 lekë për 19 familje;  për bashkinë Përrenjas  në shumën 158,367 lekë për 10 familje; për bashkinë Librazhd   në shumën 583,584 lekë për 16 familje; për bashkinë Elbasan  në shumën 359,447 lekë për 10 familje; për bashkinë Kamëz në shumën 291,089 lekë për 9 familje; për bashkinë Lushnjë në shumën 996,096 lekë për 46 familje; për bashkinë Mirditë në shumën 137,984 lekë për 8 familje, si dhe për bashkinë Malësi e Madhe në shumën 48,000 lekë për 2 familje.

Kërkesat për përfitimin e bonusit të strehimit për këto bashki ishin në mbështetje të kritereve të përcaktuara në pikën 3 dhe 4, të VKM nr. 1093, datë 28.12.2015 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”, i ndryshuar dhe janë të miratuara me vendimet e Këshillave Bashkiak, respektiv.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe para pak kohësh 38 familje në bashkitë Vlorë dhe Berat, janë bërë  përfituese të bonusit të strehimit me vlerë totale 1,213,254 lekë, të financuar nga buxheti i shtetit, po për këtë vit kalendarik.