Drejtoria e Zbatimit të projekteve të BB dhe Donatorëve të Tjerë

Misioni. Drejtoria e Financimeve dhe Kontraktimeve përmban në strukturën e saj 2 Drejtori, një nga të cilat është Drejtoria për Zbatimin e projekteve të Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë, misioni i së cilës është që të sigurojë një menaxhim efektiv, financiar dhe teknik për projektet e financuara nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë.

Në këtë kontekst, Drejtoria kryen funksionet e saj në përputhje me Udhëzuesit e Bankës Botërore: “Prokurimi i mallrave, punimeve dhe shërbimeve jokonsulente sipas huave nga IBRD dhe kredive dhe granteve nga IDA & nga Huamarrësit e Bankës Botërore” dhe “Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nga Huamarrësit e Bankës Botërore”, dhe dispozitat e përcaktuara në marrëveshjet e grantit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore.

Në zbatim të Udhëzuesve të mësipërm, CFCU kryen detyrat e mëposhtme.:

• Planifikimi i Prokurimit

• Zbatimi i procedurave të prokurimit

• Koordinimi i procedurave të nënshkrimit të kontratës

• Monitorimi i zbatimit të kontratës.

• Menaxhimi financiar i projekteve të BB dhe donatorëve të tjerë

• Përgatitja dhe raportimi i progresit në zbatimin e projekteve