Drejtoria e Menaxhimit të Prokurimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së

Misioni

CFCU është drejtoria përgjegjëse për menaxhimin e fondeve të BE-së në kuadër të decentralizimit të menaxhimit të këtyre fondeve. Marrja e të drejtave për të menaxhuar në mënyrë indirekte fondet IPA të Bashkimit Evropian, është shoqëruar me hartimin e bazës ligjore dhe me ngritjen e strukturave përkatëse në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në Ministritë e Linjës/Institucionet përfituese për një menaxhim efektiv dhe të shëndoshë të fondeve të BE-së në përputhje me standardet evropiane. Një nga këto struktura është CFCU “Central Finance and Contracting Unit”, aktualisht Drejtori e Përgjithshme në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, e përbërë nga 2 Drejtori, njëra prej të cilave është: Drejtoria e Menaxhimit të Prokurimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së, misioni i së cilës eshtë të sigurojë një menaxhim efektiv, financiar dhe teknik të projekteve të miratuara sipas Marrëveshjeve Financiare me Komisionin Evropian. Në këtë drejtim, CFCU kryen detyrat e mëposhtme: 

  • Planifikimi i prokurimit;
  • Tenderimi (nisja e tenderëve, bën thirrje për propozime);
  • Vlerësimi;
  • Kontraktimi;
  • Administrimi i kontratës dhe monitorimi;
  • Pagesat e kontratës;
  • Kontabilitetin;
  • Raportimin;
  • Kërkesa për fonde nga FK;
  • Trajnime dhe këshilla;
  • Auditimi;
  • Monitorimi;

 

Llojet e kontratave :

  1. Kontratat e Shërbimit
  2. Kontratat Kuadër
  3. Kontratat e Furnizimit
  4. Kontratat e Punëve Civile
  5. Kontratat e Granteve
  6. Kontratat e Binjakëzimit