Drejtoria e Menaxhimit te Prokurimeve dhe Kontraktimeve te Fondit te BE

   Misioni i CFCU/ Drejtoria pergjegjese per menaxhimin e fondeve te BE-se ne kuader te decentralizimit te menaxhmit te ketyre fondeve. Marrja e te drejtave për të menaxhuar në mënyrë indirekte fondet IPA të Bashkimit Evropian, eshte shoqeruar me hartimin e bazës ligjore dhe me ngritjen e strukturave përkatëse në Ministrine e Financave, ne Ministrine e Integrimit dhe ne Ministritë e Linjës/ Institucionet përfituese për një menaxhim efektiv dhe të shëndoshë të fondeve të BE-së në përputhje me standardet evropiane. Nje nfa keto struktura eshte CFCU “Central Finance and Contracting Unit”, aktualisht Drejtori e Pergjithshme brenda Ministrise e perbere nga 2 Drejtori, njera prej te cilave eshte: Drejtoria e menaxhimit te prokurimeve dhe kontraktimeve te fondeve te BE, misioni i se ciles eshtë të sigurojë një menaxhim efektiv, financiar dhe teknik të projekteve të miratuara sipas Marrëveshjeve Financiare me Komisionin Evropian. Në këtë drejtim, CFCU kryen detyrat e mëposhtme: 

  •  Planifikimi i prokurimit;
  •  Tenderimi (nisjen e tenderëve, bën thirrje për propozime):

 

  1. Kontratat e Shërbimi
  2. Kontratat Kuadër
  3. Kontratat e Furnizimit
  4. Kontratat të Punëve Civile
  5. Kontratat e Granteve
  6. Kontratat e Binjakëzimit

 

  • Vlerësimi
  • Kontraktimi
  • Administrimi i kontratës dhe monitorimi
  • Të pagesat e kontratës
  • Kontabilitet
  • Raportimi
  • Kërkesa për fonde nga NF
  • Trajnimi dhe këshilla
  • Auditimit
  • Monitorimi