Përfundon zbatimi i projektit “Përmirësimi i Kontrollit të Përputhshmërisë dhe Rritjes së Transparencës së Prokurimit Publik në Shqipëri”. 

1Më datë 30 Nëntor 2017, u shënua mbyllja e zbatimit të projektit “Përmirësimi i Kontrollit të Përputhshmërisë dhe Rritjes së Transparencës së Prokurimit Publik në Shqipëri” dhe me këtë rast u organizua nga CFCU dhe institucionet përfituese aktiviteteti përmbyllës.  

Ndër objektivat kryesor të këtij projekti ishin mbështetja e Agjencisë së Prokurimit Publik në rritjen dhe kontrollin e përputhshmërisë me legjislacionin e  prokurimit publik, dhe së dyti rritja e kapacitetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në auditimin e procedurave të prokurimit për kontratat publike dhe kontratat e financuara nga donatorët në Shqipëri. 

Gjatë aktivitetit përmbyllës u diskutuan arritjet kryesore, gjatë zbatimit të konsulencave të kontraktuara nën këtë projekt si dhe impakti i tyre në zhvillimin e veprimtarisë së institucioneve përfituese. Në fjalën e tyre Znj. Evis Sulko, përfaqësuese e Bankës Botërore, si dhe përfaqësuesit e institucioneve  përfituese Znj. Reida Kashta, Drejtor i Përgjithshëm i APP dhe Znj. Luljeta Nano, Sekretar i Përgjithshëm i KLSH, vunë theksin tek nevoja për të mbajtur të qëndrueshme në vazhdimësi rezultatet e arritura.  

Kontributi i të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, u vlerësua nga Banka Botërore dhe shënon një premisë të mirë drejt sfidave të reja që lidhen me konkretizimin e produkteve, në punë të mëtejshme të institucioneve përfituese.

2 3

World Bank